MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI

Marrëveshje bashkëpunimi në mes UHZ-së dhe Organizatës HUMAN

Me datë 26.10.2020 u nënshkrua marrëveshje bashkëpunimi në mes Universitetit Haxhi Zeka në Pejë, përkatësisht Fakultetit Juridik dhe Organizatës për Zhvillim të Komunitetit HUMAN, në kuadër të projektit “Fuqizimi i lidhjeve ndërmjet OShC-ve dhe Institucioneve Publike në promovimin e Sundimit të Ligjit në Kosovë”.

Marrëveshja u nënshkrua nga U.D. Dekani i Fakultetit Juridik Prof.Ass.Dr. Petrit Nimani dhe përfaqësuesi i Oranizatës HUMAN z. Anduen Krasniqi.

Qëllimi i kësaj marrëveshje është rritja e ndërgjegjësimit të qytetarëve, OShC-ve dhe institucioneve për anti-korrupsion, sundim të ligjit dhe monitorim të punës së institucioneve publike në 6 komunat e rajonit të Pejës dhe promovimi i ligjeve ekzistuese për qytetarët, të rinjtë dhe publikun e gjerë.

Përmes kësaj marrëveshje do të përfitojnë disa nga studentët e diplomuar apo të nivelit master të Fakultetit Juridik,  të cilëve do t’u mundësohet kryerja e praktikës tre-mujore në zyrat e avokatëve të këtyre 6 komunave.

[Best_Wordpress_Gallery id=”238″ gal_title=”Juridik marreveshje bashkepunimim”]
Translate »