Më datë 22.02.2018 Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë i përfaqësuar nga Prof. Ass. Dr. Gjylbehare Murati U.d Dekane e Fakultetit Juridik dhe Bekim Blakaj Drejtor i Fondit për të Drejtën Humanitare Kosovë, nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi.
Qëllimi i këtij Memorandumi të Mirëkuptimit është vendosja e bashkëpunimit në mes Fondit për të Drejtën Humanitare Kosovë (FDH Kosovë), dhe Fakultetit Juridik të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë. Qëllimi specifik i marrëveshjes është që t’iu mundësohet studentëve të Fakultetit Juridik të UHZ-së të thellojnë njohuritë për një fushë të rëndësishme, siç është drejtësia tranzicionale, që përfshinë katër shtyllat e saj: e drejta në drejtësi, e drejta për të ditur, e drejta në reparacione (dëmshpërblime) dhe reformat institucionale.
Zbatimi i marrëveshjes filloj menjëherë, ku për studentët e Fakultetit Juridik nga FDH Kosovë u mbajt seminari me temë “Drejtësia Tranzicionale në Kosovë”, ku prezantuan Bekim Blakaj Drejtor i FDH Kosovë dhe Njomza Haxhibeqiri Hulumtuese.
Në kuadër të marrëveshjes studentët e Fakultetit Juridik do të kenë mundësinë e mbajtjes së praktikës në FDH Kosovë. Së paku njëherë në semestër do të organizohet një punëtori ku studentët do të ndjekin prezantimin e FDH Kosovë mbi Drejtësinë Tranzicionale. Po ashtu, Fakulteti Juridik gjatë një viti akademik do të organizojë një vizitë të një grupi të studentëve në Qendrën e Dokumentimit- Kosovë.[Best_Wordpress_Gallery id=”34″ gal_title=”FHD Kosove”]