Me datë 18.03.2021 u nënshkrua marrëveshje bashkëpunimi në mes Universitetit “Haxhi Zeka” në
Pejë dhe Universitetit të Teknologjisë Gdańsk në Poloni.
Marrëveshja u nënshkrua nga Rektori i UHZ-së Prof. Dr. Fadil Millaku dhe Rektori i Universitetit
Gdańsk.
Të dyja palët u dakorduan që të krijojnë dhe inkurajojnë marrëdhënie të dobishme reciproke
shkencore, teknologjike, arsimore, të cilat përfshijnë:
Shkëmbimin e studentëve;
Shkëmbimi e stafit akademik;
Organizmin e konferencave, seminareve dhe simpoziumeve me interes të përbashkët;
Zhvillimin e programeve të përbashkëta, etj.