Prorektori për bashkëpunim ndërkombëtar dhe sigurim të cilësisë, Prof. Dr. Edmond Beqiri dhe Znj. Valentina Gjinaj, përfaqësuese ligjore e OJQ Volontari nel Mondo, RTM kanë nënshkruar marëveshjen e bashkëpunimit.
Qëllimi i këtij Memorandumi të Bashkëpunirnit është përcaktirni i fushave dhe mënyrave të bashkëpunirnit në mes të dy entiteteve. Të dy entitetet kanë interes të përbashkët në zhvillimin e njohurive për sektorin e turizmit në Kosovë dhe në ngritjen e vetëdijes për turizmin e qëndrueshëm në vend. Po ashtu, janë dakorduar që marrëveshja e nënshkruar do të ketë qëllim të përbashkët në ofrimin e ekspertizës së ndërsjelltë profesionale dhe promovimin e përbashket të iniciativave të ndërlidhura me zhvillimin ekonomik dhe turizmin e qëndrueshëm.
Universiteti Haxhi Zeka në Pejë dhe Volontari nel Mondo në kuadër të bashkëpunimt do të konceptojnë, zhvillojnë dhe realizojnë projekte të përbashkëta në fushën e zhvillimit ekonomik dhe turizmit, me theks të veçantë në atë që ndërlidhen me ngritjen e kapaciteteve akademike dhe profesionale.