Masat kundër COVID-19

Njoftohen studentët, stafi akademik dhe administrativ i Universitetit ‘’Haxhi Zeka’’ në Pejë për masat e veçanta dhe mbrojtje nga COVID-19 duke u bazuar në vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, si në vijim:

  1. Procesi mësimor do të zhvillohet online nga data 06 prill 2021 deri me 18 prill 2021.
  2. Provimet mbahen fizikisht duke respektuar masat për mbrojtje nga COVID-19 (bartja e maskës dhe distancës së mjaftueshme)
  3. Shërbimet nga stafi i administratës së UHZ-së do të realizohen përmes stafit esencial.
  4. Obligohen të gjithë studentët dhe personeli i Universitetit ‘’Haxhi Zeka’’ në Pejë që të bartin maskë dhe distancë të mjaftueshme gjatë prezencës së tyre në hapësirat brenda dhe jashtë UHZ-së.

Shënim:

Në rast se keni ndonjë pyetje rreth procesit mësimor, shërbimeve administrative apo të ngjashme në mënyrë që të evitoni paraqitjen fizike, ju lutem shkruani përmes rrjeteve tona të komunikimit:

E-mail: [email protected]

Facebook: https://www.facebook.com/uni.haxhizeka

Instagram: https://www.instagram.com/uni_haxhizeka/

Translate »