Në kuadër të projektit QUADIC, me datë 8 dhe 9 dhjetor 2021, u mbajt një trajnim/punëtori online me temë – Ndërkombëtarizimi i Universiteteve. Në këtë trajnim/punëtori morrën pjesë më shumë se 50 pjesëmarrës nga të gjitha institucionet partnere të projetit QUADIC, duke përfshirë staf akademik dhe administrativ të këtyre institucioneve. Nga Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë morrën pjesë 12 anëtarë nga stafi akademik dhe administrativ.
Dita e parë (08.12.2021):
Trajnimi/punëtoria u hap nga Dr. Emidio Diodato, në cilësi të moderatorit të kësaj ngjarjeje. Pastaj pati edhe fjalë hyrëse nga Dr. Dukagjin Leka si përfaqësues i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan e që është institucion bartës i projektit QUADIC. Trajnimi vazhdoni me një ligjëratë nga Federica Guazzini me temë “Ndërkombëtarizimi i universiteteve: korniza akademike e bazuar në kulturën e Università per Stranieri Perugia”. Pastaj, si aktivitet i fundit i ditës së parë të trajnimit ishte një takim i partnereve për të diskutuar lidhur me implementimin e aktiviteve të projektit.
Dita e dytë (09.12.2021):
Dita e dytë filloi me një ligjëratë nga Daniela Cundro, me temë “Ndërmjet, strategjive të projektimit ndërkulturor për një universitet ndërkombëtar: rasti i Università per Stranieri Perugia”. Pastaj, pasoi një ligjëratë nga Federico Niglia, me temë “Shërbimet e studentëve për një mjedis akademik të ndërkombëtarizuar: rasti i Università per Stranieri Perugia”. Si aktivitet i fundit i këtij trajnimi ishte edhe takimi përmbyllës ku partnerët diskutuan për trajnimin dhe për aktivitetet e radhës në kuadër të projektit QUADIC