Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë, nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI).
Qëllimi i kësaj marrëveshje është lehtësimi i procedurave të aplikimit të studentëve për bursat që ndahen nga MAShTI për Institucionet Publike të Arsimit të Lartë, për vitin akademik 2019/2020, si pasojë e rrethanave të krijuara nga COVID-19.
Njoftimi për shpalljen e konkursit do të publikohet me kohë, në webfaqen e Universitetit.