Menaxhmenti i UHZ-së u takua sot me kreun e Komunës së Pejës në nivelin e lartë. Rektori i UHZ-së Prof.dr.Armand Krasniqi, i përcjellur nga prorektori Prof.dr. Edmond Beqiri dhe këshilltari i rektorit Dr.sc. Driton Sylqa vizituan zyrtarisht ekzekutivin e lartë të Komunës së Pejës, përkatësisht kryetarin Z. Gazmend Muhaxheri, nënkryetarin Z. Fatmir Asllani dhe drejtorin Z. Besim Avdimetaj.
Fillimisht, rektori Krasniqi përgëzoj kryetarin për mandatin e ri, si dhe i uroj punë të mbarë e shumë suksese në 4 vjeçarin e ardhshëm të pushtetit lokal. Rektori shpalosi vizionin e zhvillimit të universitetit përmes projekteve përkatëse, si dhe aktivitetet e radhës në funksion të afirmimit të mëtejmë të UHZ-së. Në mes tjerash, u kërkua dhe bashkëpunimi i ngushtë i Komunës së Pejës për realizimin e aktiviteteve të tilla që do të organizohen për fund të vitit, por dhe përgjatë vitit të ardhshëm.
Kryetari Muhaxheri siguroj rektorin se mbështetja dhe përkrahja institucionale e Komunës së Pejës ndaj avancimit të proceseve akademike të universitetit do të jetë e përhershme dhe e pakursyer brenda kornizave vepruese. Konfirmimi i përkrahjes së Komunës së Pejës në raport me universitetin u vlerësua lartë nga menaxhmenti i UHZ-së.