Rektori Prof.asoc. Dr. Naser Mrasori se bashku me prorektorët priti sot Kolonel Corrado Benzi me bashkëpunëtorët e tij. Në këtë takim rektori Mrasori njoftojë kolonelin Benzi për gjendjen e përgjithshme të Universitetit “Haxhi Zeka”, për infrastrukturën duke theksuar nevojën për pastrimin e kampusit universitar. Po ashtu rektori e njoftoi në fushën akademike, bashkëpunimet ndërkombëtare, përfshirjen e komuniteteve si dhe zhvillimi i studimeve në dy gjuhët zyrtare.
Komandanti i KFOR-it, kolonel Corrado Benzi tha se KFOR-i do të jetë partner në zhvillimin dhe ngritjen e këtij institucioni dhe falënderoi menaxhmentin e UHZ-së për bashkëpunimin e deritashëm.
Në fund Rektori i bëri ftesë që përfaqësues të KFOR-it të kenë takime të rregullta si me stafin ashtu edhe me studentët, dhe kërkoi që sipas mundësive të organizohet një ligjëratë apo takim publik me të rinjtë e regjionit të Pejës, për sigurinë dhe çështje të tjera me rëndësi për regjionin.