Këshilli Drejtues i Universitetit Haxhi Zeka në Pejë, ka miratuar Kodin e Etikës për Staf Akademik dhe Studentë të UHZ-së.
Ky kod ka për qëllim ndërtimin e një mjedisi funksional akademik të punës, nxitjen e sjelljes së virtytshme si dhe parandalimin dhe trajtimin e rasteve joetike ose të paligjshme brenda UHZ-së. Ky dokument i kërkon personelit akademik, personelit menaxherial dhe studentëve të përmbushin dhe promovojnë parimet themelore dhe vlerat e etikës.
Këtu gjeni Kodin e Etikës për Staf Akademik dhe Studentë (PDF) dhe linku i uebfaqes. https://old.unhz.eu/miratohet-kodi-i-etikes-per-staf-akademik-dhe-studente/