Vazhdon mobiliteti studimor i stafit akademik të Fakultetit të Biznesit në Universitetin e Pullës në Kroaci. Profesorët Prof. Dr. Halit Shabani, Prof. Asoc. Dr. Fisnik Morina, Prof. Ass. Dr. Elvis Elezaj dhe Prof. Ass. Dr. Valdrin Misiri, gjatë këtij mobiliteti, kanë zhvilluar vizita dhe takime në Fakultetin e Ekonomisë dhe Turizmit në Universitetin “Juraj Dobrila” në Pulla të Kroacisë.
Gjatë vizitës, profesorët janë pritur nga Dekania e Fakultetit të Ekonomisë dhe Turizmit, Prof. Asoc. Dr. Ksenija Černe, dhe Prodekani për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Prof. Asoc. Dr. Dean Sinkovic. Në këtë takim, është diskutuar mundësia e nënshkrimit të një marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Universitetit “Haxhi Zeka” dhe Universitetit “Juraj Dobrila”. Ky bashkëpunim do të përfshijë projekte të përbashkëta ndërkombëtare, shkëmbim të stafit akademik dhe studentëve përmes universitetit veror, mbështetje në trajnime dhe workshope për mentorim në programin e doktoratës në Biznes dhe Ekonomi, si dhe aktivitete të tjera akademike dhe shkencore.
Në kuadër të këtij mobiliteti, profesorët janë duke marrë pjesë në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare “New Frontiers in Economics and Tourism – FET2024”, ku Prof. Asoc. Dr. Fisnik Morina ka prezantuar punimin shkencor me titull “The Impact of Economic Growth and Renewable Energy Consumption on Greenhouse Gas Emissions in European Union Countries”.
Gjithashtu, gjatë vizitës së tyre, profesorët kanë zhvilluar një takim me Bashkësinë Shqiptare të Qytetit të Pullës, ku janë mirëpritur nga z. Selim Mulliqi, kryetari i kësaj bashkësie. Në këtë takim është diskutuar për aktivitetet arsimore dhe kultorore të bashkësisë, përfshirë mësimin plotësues në gjuhën shqipe dhe mundësitë për bashkëpunim me Universitetin “Haxhi Zeka” në fusha të ndryshme arsimore.
Ky mobilitet përbën një mundësi të rëndësishme për rritjen e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe zhvillimin akademik të Universitetit “Haxhi Zeka”, si dhe për krijimin e mundësive të reja për përmirësimin e kapaciteteve arsimore dhe shkencore në nivel ndërkombëtar.