Profesori Ylber Januzaj së bashku me një grup të studentëve nga Universiteti “Haxhi Zeka” po marrin pjesë në një program mobiliteti në Universitetin e Saxionit. Ky grup përfshin studentë nga drejtimet e Teknologjisë së Informacionit në Biznes dhe Ekonomi, Menaxhimit të Biznesit dhe Fakultetit Juridik.
Ky mobilitet është financuar nga Erasmus+ si pjesë e projektit KA171, që ndërmjetëson bashkëpunimin midis Universitetit “Haxhi Zeka” dhe Universitetit të Saxionit në Holandë.
Përvojat ndërkombëtare të tilla u ofrojnë studentëve tanë një mundësi të shkëlqyer për të zgjeruar njohuritë dhe aftësitë e tyre në një kontekst ndërkombëtar, duke përfituar nga burimet dhe ekspertiza e një universiteti prestigjioz siç është Saxioni.
Përveç kësaj, ata do të kenë mundësinë të bashkëpunojnë me studentë dhe profesorë nga vende të ndryshme, duke ndarë ide dhe përvoja të reja që do të jenë të paçmueshme për zhvillimin e tyre akademik dhe profesional.
Universiteti “Haxhi Zeka” është pjesë e disa projekteve ndërkombëtare, të cilat ju mundësojnë studentëve mobilitet dhe përvoja të ndryshme akademike jashtë vendit.