Mundësi për punë praktike në Programin e USAID-it Drejtësia Komerciale
Programi i USAID-it Drejtësia Komerciale ofron mundësi për punë praktike me pagesë për:
Programi i USAID-it Drejtësia Komerciale ofron mundësi për punë praktike me pagesë për:
- Pesë (5) praktikantë në Prishtinë
- Dy (2) praktikantë në Pejë
- Një (1) praktikant në Gjilan
- Një (1) praktikant në Ferizaj
Praktikantët duhet të jenë studentë ose të sapo-diplomuar në nivelin e studimit Bacholer në
universitetet publike ose kolegjet private të akredituara në Republikën e Kosovës. Për
pozitën nën nr. 1, mund të aplikojnë kandidatët e drejtimeve juridik, ekonomik, biznes,
administrate publike, menaxhment apo të ngjashme dhe relevante me fushëveprimin e
Programit. Për pozitat nën nr. 2, 3 dhe 4 mund të aplikojnë kandidatët e drejtimit juridik. Puna
praktike do të mbahet në Programin e USAID-it Drejtësia Komerciale dhe në institucione të
ndërlidhura me drejtësinë komeciale, partnerë të projektit, me kohëzgjatje prej gjashtë (6)
muajsh.
Rreth Programit Drejtësia Komerciale
Programi i USAID-it Drejtësia Komerciale është projekt pesë vjeçar, dhe ka për qëllim
përmirësimin e cilësisë së drejtësisë komerciale, duke u përqendruar në reformat që do të
zvogëlojnë mundësitë për korrupsion, do të rregullojnë rrjedhën e duhur të lëndëve dhe do të
përmirësojnë kapacitetin e gjykatave mbi të drejtën dhe procedurën komerciale. Programi
gjithashtu do të punojë me institucione relevante në ndërtimin e profesionalizmit të sistemit
të përmbarimit privat; pastaj, rritjes së kërkesës për të shfrytëzuar zgjidhjet alternative të
mosmarrëveshjeve, dhe sigurimit që ligjet në fushën e të drejtës komerciale janë të
harmonizuara dhe në përputhje me legjislacionin e Bashkimit Evropian dhe praktikat më të
mira ndërkombëtare. Programi do të punojë për të përmirësuar komunikimin dhe
bashkëpunimin midis sektorit privat, qeverisë dhe palëve të interesuara të shoqërisë civile në
drejtësinë komerciale dhe do të angazhojë të rinjë si praktikantë për të ngritur njohuritë dhe
përvojën e tyre në këtë fushë.
Kandidatët duhet të kenë:
Shkathtësi në shkrim dhe hulumtim ligjor
Aftësi për të punuar te pavarur dhe në ekip
Aftësi të mira komunikimi
Njohuri të avancuar të gjuhës angleze në shkrim dhe lexim
Preferohen studentët me notë më të lartë mesatare
Të rregjistruar në vitin e fundit në nivelin e studimeve Bacholer, ose të
sapodiplomuarit në nivelin e studimeve-Bacholer.
Dokumentet e kërkuara:
Studentët e interesuar duhet të dorëzojnë:
CV në gjuhë angleze
Letër motivimi për interesimin ne fushën e të drejtës komerciale në gjuhën angleze
Certifikatën e notave - 5. Vërtetimin nga fakulteti që është student ose kopjen e diplomës
- Dokumentet e kërkuara dërgohen në adresën [email protected]. Data e
- fundit e aplikimit është 17 maj 2021 ora 16:00. Shënoni “Intern-qyteti (për të cilin jeni të
- interesuar)” në titullin e e-mail-it. Vetëm kandidatët në listën e ngushtë do te kontaktohen.
- Asnjë telefonatë nuk pranohet, dhe çfarëdo përpjekje për të kontaktuar programin Drejtësia
- Komerciale apo USAID-in do të rezultojë me diskualifikim të menjëhershëm.