Universiteti “Haxhi Zeka”, dhe universiteti “La Sapienza” në Romë/Itali nënshkruajnë marrëveshje të përgjithshme bashkëpunimi. Fushat e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve të parapara në këtë marrëveshje janë:
- Ekonomia e aplikuar;
- Analiza socio-historike-ekonomike;
- Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme për zhvillim lokal;
- Inovacion dhe zhvillim në zinxhirin e vlerës dhe ndikimi i teknologjive të reja në prodhim;
- Economia sociale;
- Fenomeni i migrimit dhe ndikimi i tij në ekonomi;
- Kushtet e jetesës; çështje gjinore dhe pabarazisë;
- Historia e biznesit dhe menaxhmentit.
Në mënyrë që të arrihen objektivat e marrëveshjes, bashkëpunimi shkencor dhe arsimor do të arrihen nëpërmjet:
- Shkëmbim të studiuesve;
- Pjesëmarrje në programe hulumtuese;
- Organizimi i takimeve shkencore, seminareve dhe kurseve të parapara në marrëveshje;
- Shkëmbim i informatave shkencore
Universiteti “Haxhi Zeka” në vazhdimësi është duke bërë përpjekjet maksimale në identifikimin dhe bashkëpunimin me partnerë strategjikë mbështetja e të cilëve është e rëndësishme në arritjen e qëllimeve të UHZ-së.