E nderuara familja Ukaj, të nderuar staf akademik, administrativ dhe ju studentë të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, me pikëllim morëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta e Prof.Dr.Ass. Mujë Ukaj. Profesori, tashmë i ndjerë, gjatë gjithë jetës së tij dha kontribut të vlefshëm në shumë institucione të Republikës së Kosovës, e së fundmi edhe si profesor në Fakultetin Juridik, të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë.
Në emër të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, i përcjellim ngushëllimet më të sinqerta, familjes, kolegëve dhe studentëve.
Njoftoheni, se varrimi i të ndjerit bëhet sot, datë 18.03.2019, ora 15:00, në varrezat e fshatit Zallq, të komunës së Istogut.
Nesër, me datë 19.03.2019, ora 13:00, në Amfiteatrin e Fakultetit Juridik, mbahet Akademi Përkujtimore, në nderim të jetës dhe veprës së profesorit.