Sot, në një ngjarje të veçantë në objektin e Rektorarit, Ambasadori i Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, është mirëpritur ngrohtësisht nga Rektori Prof. Dr. Armand Krasniqi dhe bashkëpunëtorët e tij. Ky moment i rëndësishëm ka shënuar një hap të fortë drejt thellimit të marrëdhënieve mes Universitetit Haxhi Zeka në Pejë, duke theksuar bashkëpunimin dhe angazhimin në fusha të ndryshme.
Në fjalën e tij, Rektori Prof. Dr. Armand Krasniqi ka shprehur falënderime për angazhimin dhe ndihmën e vazhdueshme të Ambasadorit Sabri Tunç Angılı në forcimin e bashkëpunimit bilateral mes Universitetit Haxhi Zeka, në fusha të shumta. Ai gjithashtu ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit në arsim, kulturë, dhe zhvillim ekonomik për studentët dhe stafin akademik.
Ambasadori Sabri Tunç Angılı ka shprehur kënaqësinë e tij për pritjen e ngrohtë dhe ka premtuar vazhdimin e përkushtimit në avancimin e marrëdhënieve të mira mes dy vendeve. Ai ka theksuar se Kosova ka një vend të veçantë në zemrat e popullit turk dhe se do të vazhdojë të mbështesë projekte dhe iniciativa të ndryshme për të thelluar bashkëpunimin.