NJOFTIM

Njoftohen studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, se me datë 26 prill 2019 (e premte) duke filluar nga ora 14:00 në Gjykatoren e Fakultetit Juridik do të mbahet një ligjëratë nga Profesor Islam Pepaj. Kjo ligjëratë mbahet në kuadër të zbatimit të projektit të titulluar: “Nxitja e kërkesës për drejtësi në Kosovë përmes angazhimit të shoqërisë civile”, financuar nga Departamenti i Shtetit Amerikan, përmes Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL) (origjinali: Bureau of International Narcotics and Law Enforcement Affairs – INL).

Qëllimi kryesor i këtij projekti është që të rris rolin e shoqërisë civile në Kosovë dhe të kontribuoj për qasje më të mirë në drejtësi përmes përfshirjes qytetare në mbikqyrjen e sistemit të drejtësisë. Ky projekt është duke u realizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe në vazhdimësi do të mbahen edhe një numër i caktuar ligjeratash me studentë të Fakultetit Juridik.
Studentët të cilët duan të marrin pjesë në këtë ligjeratë, duhet të dërgojnë email për regjistrim në emailin: [email protected]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Translate »