Njoftohen studentët e UHZ-së se gjatë këtij semestri do të organizohen ligjerata në fushën e “Integrimeve Evropiane” nga Prof. Gazmend QORRAJ, Jean Monnet Chair.
- Takimi dhe ligjerata e parë me pjesëmarrësit do të mbahet me datë 12.12.2019, ora 10.00, në Fakultetin e Biznesit, salla C2;
- Ligjëratat do të jenë intensive dhe do të mbahen gjatë gjithë ditës në grupe.
- Pjesëmarrësit do të marrin certifikatë nga lëmi i “Integrimeve Evropiane” programi ERASMUS+.
- Në përgjithësi do të jenë 10 ligjërata si ne vijim:
I Integrimi Evropian – Procesi i Stabilizim Asocimit
II Integrimi tregtar në BE dhe MTL-të në EJL
III Marrëdhëniet Rajonale në EJL
IV Institucionet e BE-së dhe Kapaciteti Absorbues
V Asistenca financiare e BE-së
VI Ndërmarrësia dhe integrimi në BE
VII Integrimi Monetar dhe Fiskal i BE-së
VIII Politikat e Bashkimit Evropian
IX Sfidat e zgjerimit të BE-së
X Kriza financiare e BE-së
Andaj, inkurajohen të gjithë të interesuarit të lajmërohen për regjistrim te Asistentja MSc. Suada Ajdarpašić, pranë Fakultetit të Biznesit, Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë
Vërejtje: Numri i pjesëmarrësve është i limituar.
Agjenda në gjuhën boshnjake