Universiteti Haxhi Zeka ka pranuar raportin e auditimit për pasqyrat financiare për vitin 2019 nga Zyra Kombëtare e Auditimit, i cili ka vlerësuar se nuk ka asnjë të gjetur sa i përket shpenzimit të parasë publike.
Zyra Kombëtare e Auditimit për të tretën herë radhazi nxjerrë vlerësim pa asnjë të gjetur për UHZ-në dhe si i tillë rrit vlerësimin, besimin në shpenzimin e fondeve publike dhe luan rol aktiv në sigurimin e interesit të taksapaguesve dhe të palëve të tjera të interesit në rritjen e përgjegjësisë publike.
Bashkëngjitur gjeni Raportin e Zyrës Kombëtare të Auditimit: