Njoftim për rezultatet përfundimtare të procedurës së rekrutimit
Në bazë të nenit 41, paragrafi 2, të Rregullores nr. 02/2010, për procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil, Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë, bënë njoftimin për shpalljen e rezultateve të procedurës së rekrutimit për pozitën:
Zyrtar Ligjor
Njoftim për Përzgjedhje – Emërim
Në bazë të nenit 40, paragrafi 3, të Rregullores nr. 02/2010, për procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil, Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë, bënë njoftimin për të gjithë kandidatët të cilët kanë marrë pjesë në testin e përgjithshëm ( testin me shkrim dhe me gojë ), dhe nuk kanë arritur të sigurojnë më shumë se 60% të maksimumit të pikëve të caktuara. Prandaj bazuar në këtë dhe dispozitat e Rregullores nr. 02/2010, ju njoftojmë që konkursi i shpallur me datë 30.07.2015, është anuluar për pozitën Zyrtar për Bashkëpunim Ndërkombëtar.