Njoftohen të gjithë studentët e Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, të nivelit master, të cilët i kanë përfunduar të gjitha fazat e mbrojtjes së temës master, që tani e tutje për shkak të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19, temat master në versionin PDF, së bashku me vendimin e fazës së fundit të mbrojtës se temës master të lëshuar nga Këshilli i Fakultetit përkatës, t’i dërgojnë në emailin: [email protected]. Pastaj, temat e dërguara do të publikohen për 15 dite në web faqen e UHZ-së, www.unhz.eu, për shqyrtim publik.
Po ashtu, një kopje fizike të temës master duhet ta dorëzojnë në bibliotekën e fakultetit përkatës.
Pas 15 ditëve nga data e publikimit të temës master në WEB faqen e UHZ-së, studentet në fjalë mund të vijnë të tërheqin vendimin në bibliotekat e fakulteteve përkatëse.