Komisioni Qendror Zgjedhor/UHZ, në bazë të nenit 12 paragrafi 7 të Rregullores nr. 950 dt. 02.05.2023 për Procedurën Zgjedhore, Themelimin dhe punën e parlamentit studentor dhe këshillave të studentëve të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, bën thirrje për shprehjen e interesit për monitorim-vëzhgim të zgjedhjeve të studentëve 2023.
Të gjitha institucionet, organizatat dhe palët tjera që dëshirojnë të monitorojnë gjithë procesin e zgjedhjeve të studentëve, të shpallura me vendimin të UHZ-së, që do të mbahen me datë 09.06.2023.
Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë angazhohet të sigurojë një proces zgjedhor të rregullt, transparent dhe korrekt.
Afati i fundit për aplikim është data 31.05.2023.