Rektori, prof.dr Armand Krasniqi bashkë me prorektorët dhe studentë/të diplomuar të universitetit “Haxhi Zeka” morën pjesë në përurimin e projektit “Intervenimet në Arsimin e Lartë ‘25”. Projekti implementohet nga Qendra për Arsim e Kosovës – KEC dhe Organizata për Rritje të Cilësisë në Arsim – ORCA dhe financohet nga Agjencia për Zhvillim e Austrisë – ADA.
Projekti HEI’25 synon të arrijë ndikim afatgjatë të përmirësimit të cilësisë, efektivitetit dhe konkurrueshmërisë së sektorit publik të arsimit të lartë. Përmes këtij projekti synohet të ofrohet ndihmë në veprimet dhe proceset kyçe. Këto procese lidhen me cilësinë, llogaridhënien, transparencën, integritetin akademik, digjitalizimin dhe aktivizimin studentor.
Projekti do të mbështesë shtatë universitetet publike të Kosovës, MASHTI-n dhe AKA-në me asistencë teknike dhe përkrahje për personelin akademik dhe studentët drejt realizimit të aktiviteteve të projektit.
One thought on “Përfaqësues nga UHZ marrin pjesë në përurimin e projektit “Intervenimet në Arsimin e Lartë ’25””
Comments are closed.
[…] Prorektorja për mësimdhënie, çështje studentore dhe kërkime shkencore, prof.ass.dr Alma Shehu, mbajti takim konsultativ me studentët.Qëllimi i këtij takimi ishte konsultimi dhe bashkëbisedimi për aplikim për grante studentore. Thirrja për aplikim për grante është e hapur nga Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim – ORCA, në kuadër të projektit “Intervenimet në Arsimin e Lartë ‘25”. […]