Përfaqësues të Universitetit “Haxhi Zeka”, në Pejë vizituan OJQ-në “Qendra për jetë të pavarur”, për t’u njohur me aktivitetin që kjo qendër zhvillon në kujdesin ditor të personave me aftësi ndryshe.
Prorektorja e UHZ-së, Alma Shehu Lokaj përgëzoi stafin e qendrës për punën e madhe e humane që po bëjnë ndaj këtyre përsonave në nevojë. Ajo inkurajoi ata që të vazhdojnë me këto aktivitete humane ndaj kësaj kategorie të shoqërisë, ndërkohë që shprehu gatishmërinë që për të ardhmen të organizojnë aktiviteze për të mbështetur këtë qendër.
Gjatë vizitës, përfaqësuesit e UHZ-së, takuan banorët e qendrës ku kaluan momente të këndshme me ta. Në shenjë falenderimi banorët e qendrës dhuruan një pikturë me logon e UHZ.
Stafi i Universiteti ka ndarë një shumë modeste mjetesh nga blerja e kartolinave të punuara nga banorët e qendres.