Një delegacion nga Universiteti Verior i IOWA-s dhe universitet shtetëror të IOWA-s të SHBA-ve vizituan ditën e sotme universitetin “Haxhi Zeka”. Përfaqësues të universiteteve amerikane shpalosën mundësitë e bashkëpunimit me Kosovën dhe me universitetin “Haxhi Zeka” në veçanti. Në një të ardhme të afërt institucionet do të nënshkruajnë marrëveshje specifike bashkëpunimi në fusha me interes të përbashkët.
Me Universitetin Shtetëror të IOWA-s është duke u punuar në aplikime me projekte të përbashkëta nga të cilët do të përfitojnë studentët e UHZ-së.