Pas dy javësh të mbushura me ligjërata dhe aktivitete sportive e kulturore, në Pejë u përmbyllën aktivitetet e programit të universitetit veror “UNISUM 2022”, organizuar nga universiteti “Haxhi Zeka”. Ky universitet, si dhe vetë ideja e themelimit të tij, qe bashkim i vlerave, kulturave dhe dijes nga studentë dhe profesorë ndërkombëtarë, duke i dhënë dimension të ri edhe vetë qasjes së universitetit për ndërkombëtarizim të mëtejmë dhe rritje të vlerave të shoqërisë kosovare.
Gjatë këtyre dy javëve studentët pjesëmarrës nga Polonia, Finlanda, Kroacia, Shqipëria dhe Kosova patën mundësi të ndjekin ligjërata nga profesorë ndërkombëtarë dhe vendorë, duke përfituar përvoja të vecanta dhe duke marrë me vete kujtime të bukura nga qyteti i Pejës. Universiteti veror “UNISUM 2022” u organizua në gjashtë kurse: Banka dhe Financa; Komunikimi në Menaxhimin e Burimeve Njerëzore; Turizmi Urban; Dhuna kundër grave: Të drejtat e njeriut, politikat dhe teknikat e kërkimit; Kitarë dhe Saksofon.
Në përmbyllje, studentët u pajisën me diploma për kurset përkatëse, të cilat do t’u shërbejnë në karrierën e tyre profesionale. Në shenjë falënderimi, rektori i universitetit “Haxhi Zeka”, prof.dr. Armand Krasniqi u ndau profesorëve pjesëmarrës nga një mirënjohje dhe dhuratën simbolike të universitetit.
Universiteti i sivjetmë veror u organizua për herë të parë nga universiteti “Haxhi Zeka”. Ai u mbështet nga: Komuna e Pejës; Komuna e Istogut; Komuna e Klinës; Komuna e Decanit; Agjencioni për Financim i Kosovës- AFK; Hotel “Dukagjini”; ELSA Group dhe Gogaj AG.
One thought on “Përmbyllet universiteti veror “UNISUM 2022” në universitetin “Haxhi Zeka””
Comments are closed.
[…] having two weeks of lectures, sports and cultural activities, the “UNISUM 2022” summer university program, organized by the university “Haxhi Zeka” is […]