Profesorë të universitetit “Haxhi Zeka” po marrin pjesë në vizitën studimore në Varshavë të Polonisë. Kjo vizitë studimore organizohet në kuadër të projektit Erasmus + ENEMLOS, të financuar nga Bashkimi Evropian. Në ditën e parë të kësaj vizite pjesëmarrësit vizituan Klinikat Juridike reale në universitetin e Varshavës, universitetin Lazarski, universitetin SWPS dhe universitetin e Kozminskit. Gjatë vizitës personeli u njoftua me mënyrën e themelimit dhe funksionimit të klinikave juridike reale.
Përvoja e këtyre institucioneve do të shfrytëzohen për funksionalizimin e klinikës juridike reale në ditën e dytë aktivitetet u zhvilluan në fakultetin juridik të universitetit Jagiellonian në Krakovë dhe në ditën e tretë u mbajtën 4 sesione të vecanta rreth metodologjisë së mësimdhënies në klinikat juridike, shkathtësitë psikologjike dhe rëndësia e tyre për klinikat ligjore.