Në Universitetin e Ekonomisë Kombëtare dhe Botërore në Sofia, kanë filluar sot punimet në kuadër të
projektit “Avancimi i Kulturës së Kërkimeve në IAL të Kosovës”. Projekti financohet nga programi i BE-së
Erasmus+. Në këtë organizim marrin pjesë të gjitha universitetet publike të Kosovës, Universiteti i
Zagrebit, Universiteti Sapienza, kolegji IBC-M dhe Universiteti mikpritës i Sofia-s. Punimet disa ditore
janë organizuar të mbahen në sesion të përbashkët me aktivitete të ndara sipas agjendës:
- Zhvillimi i etikës në kërkime dhe standarde të integritetit;
- Roli i institutit shkencor universitar në mbështetjen financiare të punës kërkimore;
- Revistat shkencore dhe përkrahja e publikimeve të indeksuara në Scopus dhe WoS;
- Prezantimi i draft rregullores së etikës dhe integritetit në kërkime;
- Diskutimi i ndërsjellë i praktikave të universiteteve pjesëmarrëse;
Nga universiteti jonë në këtë projekt marrin pjesë: Prorektorja prof.ass.dr. Vjosa Hajdari, prof.ass.dr Emin
Neziraj, prof.ass.dr Bashkim Nurboja dhe PhD.cand. Leonita Mazreku.