Pjesëmarrja e Prof. Ass. Dr. Fisnik Morina në Pegaso International Scientific Conference “Challenges for a Global Higher Education: Digitalisation, Open Science, and Bioethics” (Malta, 2021)
Me qëllim të ngritjes së cilësisë në kërkimin shkencor në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë, Profesori i Fakultetit të Biznesit, Prof. Ass. Dr. Fisnik Morina, Post – Doc ka marrë pjesë në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare me titull “Challenges for a Global Higher Education: Digitalisation, Open Science, and Bioethics”, të organizuar nga Pegaso International Higher Education Institution, në Maltë më 29 – 30 Tetor 2021.
Qëllimi i kësaj konference shkencore ndërkombëtare është të inkurajojë diskutimin akademik rreth temave që lidhen me Arsimin e Lartë, Digjitalizimin, Shkencën e Hapur dhe Etikën. Në këtë konferencë shkencore ndërkombëtare, kanë marrë pjesë një numër i madh i hulumtuesve shkencorë nga vende të ndryshme të botës që kanë trajtuar temat e shoqërive multikulturore nga aspektet e ekonomisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, veçanërisht në vendët evropiane.
Prof. Ass. Dr. Fisnik Morina në bashkëpunim me MSc. Arbër Alijaj prezentuan në këtë konferencë shkencore ndërkombëtare punimin shkencor me titull “The Impact of the COVID – 19 Pandemic on the Real Economy in Kosovo: Opportunities for Recovery and Economic Transformation”. Prenzentimi i punimit mori përshtypje shumë të mira dhe u vlerësua me 1 ECTS kredi nga Bordi Editorial i konferencës.
Konkluzioni kryesor i kësaj konference shkencore ndërkombëtare është se teknologjia e informacionit dhe zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik janë faktorë të rëndësishëm të arsimit të lartë, si dhe prosperitetit ekonomik, veçanërisht në kontekstin e pandemisë COVID-19.
Vegëza e konferencës shkencore: https://piconf.net/
Vegëza e abstraktit: https://piconf.net/wp-content/uploads/2021/10/79.pdf
Çertifikata e pjesëmarrjes në konferencë shkencore: Vegëza
Punuar nga Zyra për kërkime shkencore dhe bashkëpunim ndërkombëtar