Pjesemarrja në garën ndërkombëtare: “5th All-European International Humanitarian and Refugee Law Moot Court Competition.”
Ftohen studentët e Fakultetit Juridik te Universitetit “Haxhi Zeka” te cilet jane te interesuar te marrin pjesë në garën e 5 (pestë) Evropiane të gjykimit të simuluar për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare dhe Drejtën e Refugjatëve e cila do të mbahet më datë 25-289 Nëntor 2020 Ljublanë, Slloveni te paraqesine aplikacionet e tyre ne zyren e Dekanatit.
Qëllimi i garës është të nxisë dhe të inkurajoj studentët e juridikut të studiojnë fushën e së drejtës Ndërkombëtare Humanitare dhe të Drejtës së Refugjatëve.
Gjatë simulimit gjyqësor studentët/pjesëmarrësit në garë do të paraqesin argumente ligjore pranë panelit gjyqësor lidhur me rastin i cili ka të bejë më Drejtën Humanitare dhe më Drejtën e Refugjateve. Paraprakisht gjatë fazës përgatitore studentët do ta kenë mundesinë të analizojnë rastin/problemin, të hulumtojnë kornizen ligjore përkatëse dhe ti përgatiten për ta mbrojtur rastin para panelit gjyqësor.
Kushtet për aplikim: Studentet duhet të posedojnë njohuri të shkelqueshme ne fushen e se drejtes ndërkombetare publike, drejtes humanitare (drejtes së luftes) si dhe të njohuri te shkelqyeshme (në të folur dhe ne shkrim) te gjuhes angleze.
Aplikacioni (shprehje e interesimit) te dorzohet me email tek asistentja e Dekanit, z. Albana Belegu. [email protected]
Afati i paraqitjes së aplikacionit: 31 Mars 2020.