Më datë 19 prill 2018 Rektori i Universitetit “Haxhi Zeka”, Prof.Dr.Fadil Millaku dhe Prorektorja për Mësimëdhënie dhe Çështje Studentore Prof. Ass. Dr. Sabiha Shala morën pjesën në Konferencën mbi Etikën, Transparencën dhe Integritetin në sistemin e arsimit të lartë – zgjidhjet vendore përkundrejt sfidave globale.
Konferenca u organizua në kuadër të projektit të përbashkët të Unionit Europian dhe Këshillit të Evropës “Horizontal Facility for the Western Balkans and Turkey”: Përforcimi i Integritetit dhe luftimi i korrupsionit në arsimin e lartë dhe implementohet nga Departamenti i Këshillit të Evropës për Arsim në bashkëpunim me zyrën e Këshillit të Europës në Prishtinë.