Përfaqësuesit e Projektit HERAS +, të kryesuar nga z. Aqim Emurli vizituan Universitetin “Haxhi Zeka”. Ata u pritën nga rektori UHZ-së Prof.Dr. Armand Krasniqi, prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Rritje të Cilësisë dhe ekipi i tyre. Të pranishëm ishin përfaqësues të stafit akademik dhe administrativ të UHZ-së. Arsyeja e kësaj vizite ishte prezantimi i të gjeturave të raportit Baseline Assessment. Rektori, z. Krasniqi në këtë takim theksoj se të gjeturat janë shumë të rëndësishme për institucionin tonë dhe se përpjekjet për përmbushje të rekomandimeve të dala nga ky raport do të jenë synim i UHZ-së. Udhëheqësi i Projektit HERAS+ në Kosovë, z. Emurli, theksoj rëndësinë e bashkëpunimit të ndërsjellët dhe se projekti që ai drejton synon të fuqizojë sektorin e arsimit të lartë në Kosovë. . Gjatë këtij takimi Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Ngritje të Cilësisë, z. Beqiri në pika të shkurtra prezantoi fushat e bashkëpunimit ndërmjet UHZ-së dhe projektit HERAS plus nëpërmjet instrumentit “Earmarket Funds”
Bashkëpunimi ndërmjet dy institucione u konkretizua edhe me nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit.
Konkluzione dhe rekomandimet nga “Baseline Assessment Report”