Prof. Asoc. Dr. Ibrahim Krasniqi ligjëron në Universitetin Ludovika në Budapest

Prof. Asoc. Dr. Ibrahim Krasniqi ligjëron në Universitetin Ludovika në Budapest

Në kuadër të programit prestigjioz CEEPUS, Prof. Asoc. Dr. Ibrahim Krasniqi po zhvillon një vizitë akademike në Universitetin e Shërbimit Publik Ludovika, Budapest. Gjatë vizitës, ai mbajti leksione mbi menaxhimin e projekteve dhe menaxhimin publik për studentët bachelor dhe master, duke lidhur teorinë me praktikën përmes studimeve të rasteve dhe metodave interaktive.

Gjithashtu, ai kontribuoi në aktivitete si seminare ndërkombëtare dhe takime me drejtues akademikë për të forcuar bashkëpunimin institucional dhe zhvillimin e projekteve të përbashkëta.

Kjo vizitë thekson rëndësinë e shkëmbimeve akademike për pasurimin e njohurive dhe promovimin e bashkëpunimit në Evropën Qendrore.

Translate »