Prorektori për Marrëdhënie me Jashte dhe Ngritje të Cilësisë, Prof.dr.Edmond Beqiri, koordinatorja e Zyrës për Marrëdhënie me Jashtë, Prof.ass.dr. Alma Shehu Lokaj, koordinatorja për Kërkime Shkencore Prof.ass.dr. Suada Ajdarpašić, dhe alumni e Universitetit Shtetëror të Arizonës, Prof.asoc.dr. Theranda Beqiri pritën sot në takim Prof. Stephen Batalden dhe Prof. Shahin Berisha nga Arizona State University – Melikian Center dhe Prof.Zeqir Veselaj nga Universiteti i Prishtinës dhe Alumni i ASU.
Arsyeja e takimit ishte mundësia e bashkëpunimt ndërmjet dy institucione në projektin “Private Sector partnership strengthen universities”. Të dyja palët u dakorduan që bashkërisht të punojnë drejt realizimit të këtij projekti.