Në ambientet e Fakultetit të Menaxhmentit në Turizëm, Hotelieri dhe Mjedis u bë promovimi i librit “Prospekti Turistik i Kosovës”, i punuar nga studentët e këtij fakulteti.
Recensent të këtij libri janë Prof.Asoc.Dr. Bedri Millaku, Prof.Asoc.Dr. Adem Dreshaj dhe Msc. Enkeleda Lulaj, ndërsa redaktor përgjegjës Prof.Asoc.Dr. Afrim Selimaj.
Pjesëmarrës në promovim ishte edhe Rektori i Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, Prof.Dr. Fadil Millaku, i cili në fjalën e tij i përgëzoi studentët për një punë kaq të mirë. Pjesëmarrës kishte edhe përfaqësues të institucioneve të tjera, staf akademik dhe administrativ, si dhe studentë.