Me datë 30.10.2020 në Universitetin Haxhi Zeka në Pejë, është zhvilluar takim në mes të Prorektores për Mësimdhënie dhe Çështje Studentore Prof. Asoc. Dr. Sabiha Shala dhe Drejtoreshën e Zyrës së Erasmus Plus znj. Jehona Lushaku, si rezultat i vizitave monitoruese rreth zbatimit të projektit ‘’Legal Clinics in service of vulnerable groups: Enhancing the employability of Law students through practical education’’.
Përgjatë diskutimi në këtë takim, Prorektorja Prof. Asoc. Dr. Sabiha Shala në cilësinë e koordinatores së projektit i njoftoj pranishmit rreth arritjes së objektivave të këtij projekti dhe sfidave që kanë përcjell projektin në fjalë, për shkak të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19.
Në këtë takim të pranishëm ishin Sekretari i Përgjithshëm Msc. Astrit Ademaj, Prof. Ass. Dr. Mimoza Hyseni, Drejtori për Mësimdhënie dhe Çështje Akademike në UHZ-së si dhe Blerina Zjaqa, zyrtare në Zyrën ERASMUS Plus.