Rektori i UHZ viziton Këshillin Prokurorial të Kosovës
Sot, rektori i UHZ-së Prof.dr. Armand Krasniqi dhe dekani i fakultetit juridik Prof.asoc. Avdullah Robaj, ishin në vizitë pune në Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK), me ç’rast u pritën nga Kryesuesi i KPK-së, Z. Jetish Maloku. Temë diskutimi ishte bashkëpunimi në mes të dy institucioneve, përkatësisht shkëmbimin e përvojave profesionale për sistemin e drejtësisë penale në Republikën e Kosovës. Palët ranë dakord për përgatitjen e një memorandumi për bashkëpunim të ndërsjellë përmes së cilit studentët e fakultetit juridik do të përfitonin nga mundësia e punës praktike profesionale, si dhe një bashkëpunim për organizimin e seminareve dhe simpoziumeve profesionale të përbashkëta. Gjithashtu, përfaqësuesit e KPK-së do të ofrojnë ligjërata sipas nevojës në formën – ligjërues mysafirë.