Në vazhdën e aktiviteteve të kryera me kryetarë të komunave të rajonit të Dukagjinit dhe fillimit të iniciativës për zhvillim rajonal, sot rektori Krasniqi takoi ministrin për zhvillimi rajonal z. Fikrim Damka dhe zv.ministrin z. Agon Dobruna.
Rektori Krasniqi shpalosi përpara ministrit Damka dhe zv. ministrit Dobruna idenë për bashkëpunim me komunat e rajonit të Dukagjinit. Ky bashkëpunim ka për qëllim krijimin e një iniciative të përbashkët për zhvillim ekonomik rajonal. Një bashkëpunim i tillë ka potenciale të jashtëzakonshme për ofrim të zhvillimit ekonomik, të vendit në përgjithësi, dhe të rajonit të Dukagjinit në veçanti. Ai gjithashtu theksoi interesin e jashtëzakonshëm të komunave të rajonit të Dukagjinit për iniciativa të tilla. Këto do të ndihmonin në zhvillimin dhe zbutjen e papunësisë së të rinjve të këtij rajoni.
Nga ana tjetër, ministri Damka shprehu mirënjohjen dhe mbështetjen e tij në përkrahje të iniciativave të tilla. Këto iniciativa askush nuk mund t’i udhëheqë më mirë se sa universiteti. Ministri gjithashtu theksoi se kjo iniciativë përkon me misionin e ministrisë që ai drejton për zhvillim të politikave dhe programeve për zhvillim rajonal.
Rektori potencoi përpara ministrit rëndësinë e intensifikimit dhe fuqizimit të angazhimeve me komunat. Po ashtu edhe krijimit të një modeli të bashkëpunimit universitet – komuna. Përveç zhvillimit dhe përmirësimit të vazhdueshëm të të gjitha proceseve akademike e shkencore të UHZ-së, me rënddësi është edhe fuqizimi i të rinjve. Rritja e kapaciteteve të tyre me anë të projekteve të ndryshme rajonale e kombëtare ka peshë të veçantë. Po ashtu, bashkëpunimi me ministrinë për zhvillimi rajonal dhe me komunat e Dukagjinit do ishin katalizator i këtij zhvillimi.