Rangimi kombëtar i H-indeksit të Kosovës vlerëson produktivitetin shkencor të shkencëtarëve, grupeve kërkimore dhe organizatave në Kosovë. H-indeksi përfshin informacionin nga bazat e të dhënave dhe platformat shkencore si Scopus, Web of Science dhe Google Scholar. Në bazë të këtyre të dhënave, formohet treguesi kombëtar i renditjes H-indekit.
Universiteti Haxhi Zeka në Pejë ka një rol të rëndësishëm në këtë kontekst dhe vazhdon të angazhohet për të përmirësuar produktivitetin shkencor dhe për të ndikuar në renditjen kombëtare të H-indeksit. Përmes punës shkencore, universiteti është duke kontribuor në përhapjen e dijes dhe zhvillimin e shkencës në Kosovë.
Me përpjekje të vazhdueshme, universiteti po promovon njohuritë dhe teknologjitë e reja që kontribuojnë në zhvillimin e shoqërisë dhe ekonomisë në Kosovë. Duke u përfshirë në projekte shkencore, pjesëmarrjen në konferenca ndërkombëtare dhe bashkëpunimin me institucione shkencore dhe akademike.
Ndikimi i Universitetit Haxhi Zeka në renditjen kombëtare të H-indeksit thellon reputacionin si një institucion shkencor i rëndësishëm dhe forcon rolin e tij si një forcë e rëndësishme për hulumtime shkencore.
Sipas Renditjes Kombëtare të Kosovës me H-indeksin për vitin 2023, Universiteti Haxhi Zeka ka këto të dhëna: