Rezultatet e provimit pranues – bachelor për vitin akademik 2018/2019
Të drejtë radhitje përkatësish pranimi, sipas pikave A. dhe B. të konkursit kanë vetëm kandidatët që arrijnë 40% nga numri i pikëve të parapara për provim pranues.
Fakulteti i Biznesit
Administrim Biznesi – gjuhë boshnjake
Fakulteti Juridik
Fakulteti MTHM
Menaxhment në Turizem dhe Hotelieri
Menaxhim në Turizem – gjuhë boshnjake
Fakulteti i Agrobiznesit
Teknologjia e Prodhimit Bimorë
Fakulteti i Arteve
Edukim i Përgjithshëm në Muzikë
Edukim Artistik në Instrumente Frymore
Kandidatët të cilët nuk janë pranuar mund t’i paraqesin ankesë fakultetit përkatës më së largu 48 orë pas publikimit të rezultateve. Pas këtij afati, ankesat nuk do të pranohen.
Shqyrtimi i ankesave bëhet nga Komisioni për shqyrtimin e ankesave nga fakulteti përkatës.
Kandidatët të cilët nuk janë pranuar, mund t’i tërheqin dokumentet e tyre në fakultetin përkatës nga data 30.07.2018 deri më 31.07.2018.
Regjistrimi dhe fotografimi i kandidatëve të pranuar do të bëhet sipas këtij orari:
• Fakulteti i Biznesit 03.09.2018 prej orës 09:00 – 15:00 (në Fakultetin e Biznesit)
• Fakulteti i Juridik 04.09.2018 prej orës 09:00 – 15:00 (në Fakultetin Juridik)
• Fakulteti i MTH -së 03.09.2018 prej orës 09:00 – 15:00 (në Fakultetin e Biznesit)
• Fakulteti i Agrobiznesit 04.09.2018 prej orës 09:00 – 15:00 (në Fakultetin Juridik)
• Fakulteti i Arteve 04.09.2018 prej orës 09:00 – 15:00 (në Fakultetin Juridik)
Kandidatët e pranuar për regjistrim të paraqesin:
1. Fletëregjistrimin e plotësuar, i cili merret me rastin e regjistrimit,
2. Dy fotografi (formati 4.5 x 6 cm), të cilat duhet të jenë sipas normave dhe rregullave për dokumente personale.
3. Studentët shtetas të Republikës së Kosovës që fillojnë studimet në Universitetin „Haxhi Zeka“ në Pejë, vitin e parë të studimeve e kanë falas.
4. Pagesa për një semestër për studentë që nuk janë shtetas të Republikës së Kosovës, do të jetë në lartësi prej 25 € për studime të rregullta, respektivisht 125 € për studime me korrespondencë.
linku për shkarkimin e fletpagesës për semestrin e parë
Pagesa mund të bëhet në Zyrat e Postës së Kosovës dhe në Bankë afariste me fletëparaqitje për pagesë, e cila shkarkohet dhe shtypet nga Ueb faqja e Universitetit “Haxhi Zeka” Pejë.