Rezultatet e provimit pranues bachelor dhe master për vitin akademik 2017/2018
Të drejtë radhitje përkatësish pranimi, sipas pikave A. dhe B. të konkursit kanë vetëm kandidatët që arrijnë 40% nga numri i pikëve të parapara për provim pranues.
Fakulteti i Biznesit Bachelor
Administrim Biznesi – gjuhë boshnjake
Fakulteti i Biznesit Master
Administrim Biznesi – gjuhë boshnjake
Menaxhimi i Burimeve Njerëzore
Fakulteti Juridik
Fakulteti MTHM
Menaxhment në Turizem dhe Hotelieri
Menaxhim në Turizem – gjuhë boshnjake
Fakulteti i Agrobiznesit
Teknologjia e Prodhimit Bimorë
Fakulteti i Arteve
Edukim i Përgjithshëm në Muzikë
Edukim Artistik në Instrumente Frymore
Kandidatët të cilët nuk janë pranuar mund t’i paraqesin ankesë fakultetit përkatës më së largu 48 orë pas publikimit të rezultateve. Pas këtij afati, ankesat nuk do të pranohen.
Shqyrtimi i ankesave bëhet nga Komisioni për shqyrtimin e ankesave nga fakulteti përkatës.
Regjistrimi i kandidatëve të pranuar do të bëhet sipas fakulteteve sipas këtij orari:
Fakulteti i Biznesit , prej datës 04.09.2017 dhe 05.09.2017 prej orës 09:00-15:00
Fakulteti i Menaxhimit të Turizmit, Hotelerisë dhe Mjedisit,prej datës 04.09.2017 deri 05.09.2017 prej orës 09:00 – 15:00 (në Fakultetin e Biznesit)
Fakulteti Juridik, prej datës 06.09.2017 deri 07.09.2017 prej orës 09:00 – 15:00 (në Fakultetin Juridik)
Fakulteti i Agrobiznesit, prej datës 06.09.2017 deri 07.09.2017 prej orës 09:00 – 15:00 (në Fakultetin Juridik)
Fakulteti i Arteve , prej datës 06.09.2017 deri 07.09.2017 prej orës 09:00 – 15:00 (në Fakultetin Juridik)
Kandidatët e pranuar për regjistrim të paraqesin:
1. Fletëregjistrimin e plotësuar, i cili merret me rastin e regjistrimit,
2. Dy fotografi (formati 4.5 x 6 cm), të cilat duhet të jenë sipas normave dhe rregullave për dokumente personale.
3. Studentët shtetas të Republikës së Kosovës që fillojnë studimet në Universitetin „Haxhi Zeka“ në Pejë, vitin e parë të studimeve e kanë falas.
4. Pagesa për një semestër për studentë që nuk janë shtetas të Republikës së Kosovës, do të jetë në lartësi prej 25 € për studime të rregullta, respektivisht 125 € për studime me korrespondencë.
linku për shkarkimin e fletpagesës për semestrin e parë
Pagesa mund të bëhet në Zyrat e Postës së Kosovës dhe në Bankë afariste me fletëparaqitje për pagesë, e cila shkarkohet dhe shtypet nga Ueb faqja e Universitetit “Haxhi Zeka” Pejë.