Rezultatet e provimit pranues të konkursit për studime MASTER për vitin akademik 2016/2017
Të drejtë radhitje përkatësish pranimi, sipas pikave A. dhe B. të konkursit kanë vetëm kandidatët që arrijnë 40% nga numri i pikëve të parapara për provim pranues.
I. Fakulteti i Biznesit
Administrim Biznesi në gjuhën boshnjake Master
Kontabilitet dhe financa Master
II. Fakulteti Juridik
Kushtetues Administrativ Master
III. Fakulteti i Menaxhimit në Turizëm, Hoteleri dhe Mjedis
Kandidatët të cilët nuk janë pranuar mund t’i paraqesin ankesë fakultetit përkatës me dt. 10 dhe 11.10.2016. Pas këtij afati, ankesat nuk do të pranohen.
Shqyrtimi i ankesave bëhet nga Komisioni për shqyrtimin e ankesave nga fakulteti përkatës.
Regjistrimi i kandidatëve të pranuar do të bëhet sipas fakulteteve sipas këtij orari:
Fakulteti i Biznesit, prej datës 13.10.2016 dhe 14.10.2016 prej orës 09:00-15:00
Fakulteti i Menaxhimit të Turizmit, Hotelerisë dhe Mjedisit, prej datës 13.10.2016 dhe 14.10.2016 prej orës 09:00-15:00
Fakulteti Juridik, prej datës 13.10.2016 dhe 14.10.2016 prej orës 09:00-15:00
Kandidatët e pranuar për regjistrim të paraqesin:
1. Fletëregjistrimin e plotësuar, i cili merret me rastin e regjistrimit,
2. Dy fotografi (formati 4.5 x 6 cm), të cilat duhet të jenë sipas normave dhe rregullave për dokumente personale.
3. Fletëpagesën (e cila shkarkohet nga interneti) në shumën prej 150 € për semestër
Pagesa mund të bëhet në Zyrat e Postës së Kosovës dhe në Bankë afariste me fletëparaqitje për pagesë, e cila shkarkohet dhe shtypet nga Ueb faqja e Universitetit “Haxhi Zeka” Pejë.