Në Fakultetin e Agrobiznesit është mbajtur seminar nga Grupi Lokal i Veprimit të Agroturizmit në bashkëpunim me Drejtorinë e Bujqësisë në Pejë, ku u prezantua Strategjia Zhvillimore Lokale për Komunën e Pejës e cila është miratuar në asamblenë komunale të Pejës. Kjo strategji është në përputhje me politikat e MBPZHR dhe Planin për Zhvillimin Rural dhe Bujqësor 2014/2020 dhe bazohet në veçoritë kryesore të qasjes LEADER siç janë:
- Strategjitë zhvillimore lokale “të bazuar në zonën lokale”
- Partneriteti publiko-privat “i quajtur GLV”
- Qasja “nga poshtë – lartë”, me kompetenca vendimmarrëse për GLV-në, të cilat marrin parasysh përpunimin dhe zbatimin e Strategjive zhvillimore lokale.



