Në kuadër të ngritjes së vazhdueshme të cilësisë dhe bashkëpunimit akademik dhe shkencor ndërkombëtar, Prof. Ibrahim Krasniqi, nga universiteti “Haxhi Zeka”, ka ligjëruar për studentët dhe stafin e universitetit La Sapienza në Romë, Itali.
Profesoresha organizatore e këtij seminari, Prof.Dr. Donatella Strangio nga universiteti La Sapienza dhe pjesëmarrësit vlerësuan lart ligjëratën dhe tematikën e përzgjedhur nga Prof. Krasniqi.
Seminari ishte i dizajnur sipas kërkesave akademike të departamenteve përkatëse në universitetin La Sapienza dhe është vlerësuar me numër të caktuar të ECTS kredive, si pjesë e plotësimit të kurrikulës për pjesëmarrësit.
Ky aktivitet vjen në vazhdën e bashkëpunimit me universitetin La Sapienza, ku javë më parë, Profesor Krasniqi ka qëndruar si i përzgjedhur nga ky universitet në kuadër të programit ERASMUS+.