Simulim i rastit gjyqësor nga studentët e Fakultetit Juridik të UHZ-së
Në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë, përkatësisht në Fakultetin Juridik, sot, studentët e këtij fakulteti patën mundësinë e simulimit praktik të një rasti gjyqësor. Gjatë këtij simulimi studentët u treguan mjaft të aftë dhe të përgatitur, duke e zgjidhur rastin me shumë profesionalizëm.
Për vite me radhë hapësirat e Fakulteti Juridik shndërrohen në gjykatore, që studentëve të këtij fakulteti t’u mundësohet të prezantojnë njohuritë profesionale në fushën e drejtësisë.
Universiteti falënderon Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Pejë, Dr.Sc. Agim Kurmehaj, profesorët dhe studentët e Fakultetit Juridik për përkushtimin e tyre, që me raste të tilla mundësojnë rritjen e cilësisë së mësimit dhe zhvillimit të njohurive praktike në Universitet.