Sot, Rektori i universitetit “Haxhi Zeka”, Prof.dr. Armand Krasniqi, i shoqëruar nga ekipi i tij, zhvilloi një takim me përfaqësuesit e ALLED 2, z. Skender Boshtrakaj dhe z. Agon Jusufi.
Në përputhje me synimet e Universitetit “Haxhi Zeka” për të përmirësuar cilësinë e arsimit dhe për të ofruar mundësi më të mira për studentët, takimi u fokusua në bashkëpunimin në fushën e programeve të Fakultetit të Agrobiznesit. Pëfaqësuesti e ALLED 2 u zotuan se do të ofrojnë mbështetje në zhvillimin e programeve dhe krijimin e mundësive të reja për studentët dhe profesorët në këtë fushë.
Gjithashtu, është diskutuar për projekte të reja që do të ndihmojnë në fuqizimin e zhvillimi tw karrierëw dhe në krijimin e kontakteve të reja për zhvillimin e universitetit.
Rektori Krasniqi shprehu mirënjohje për angazhimin e ALLED 2 dhe rëndësinë e këtij bashkëpunimi në arritjen e objektivave të përbashkëta.