Takim informues/trajnues me studentët e pranuar në Klinikën Reale Ligjore në Fakultetin Juridik, UHZ

Takim informues/trajnues me studentët e pranuar në Klinikën Reale Ligjore në Fakultetin Juridik, UHZ

Me 15 shtator 2022, Prof.Assoc. Dr. Avdullah Roaj, Dekani i Fakulteti Juridik se bashku me Prodekanin, Prof.Ass.Dr. Orhan Çeku dhe Prof.Assoc.Dr. Sabiha Shala priten në takim informues dhe trajnues studentët e Fakultetit Juridik të cilët janë përzgjedhur për t’u angazhuar në Klinikën Reale Ligjore gjatë vitit akademik 2022/2023. Studentët e përzgjedhur janë gjenerata e parë që do të fillojnë punën praktike në Klinikën Reale Ligjore pranë UHZ-së. Kjo klinikë ka për qëllim ngritjen e kapaciteteve praktike ligjore të studentëve si dhe krontributin në shoqëri duke ju ofruar ndihmë juridike falas grupeve të margjinalizuara në shoqëri dhe që kanë nevoj për ndihmë juridike falas. Klinika Reale Ligjore është themeluar si rezultat i mbështetjes së Bashkimit Evropian, përmes programit financiar ERASMUS+ konkretisht përmes Projektit ENEMLOS: ‘’Klinikat ligjore në shërbim të grupeve të cenueshme: rritja e punësueshmërisë së studentëve të drejtësisë përmes arsimit praktik.’’
Takimin e hapi Dekani i Fakulteti Juidik, Prof.Assoc.Dr. Avdullah Robaj, njëherit menaxher i projektit ENEMLOS, duke i përgëzuar studentët për përzgjedhjen e tyre në këtë klinikë. Dekani, Prof.Assoc.Dr. Avdullah Robaj prezantoi para studentëve punën praktike që do të mund të realizojnë gjatë angazhimit të tyre në Klinikë Reale Ligjore pranë Fakultetit Juridik, UHZ.


Prof.Asscoc.Dr. Sabiha Shala njoftoi të pranishmit se në Fakultetin Juridik pranë UHZ-së është adaptuar zyra për Klinikën Ligjore Reale dhe se përgatitjet tjera administrative janë duke u ndërmarr në menyrë që studentët të fillojnë punën e tyre në klinikë gjatë muajit tetor 2022, dhe se pranimi i rasteve nga klientët të mund të ndodh poashtu gjatë këtij semestri.
Prof.Ass.Dr. Orhan Çeku prezantoi rastet konkrete rreth punës praktike dhe roli të studentëve me rastin e pranimit të klientëve që do t’i drejtohen kliniklës për ndihmë juridike falas. Ai elaboroj rastet të improvizuara në fushën e drejtës penale dhe udhëzoi studentët se si duhet ofruar ndihma juridike primare nga ana e studentëve duke sqauar se nuk kanë të drejtë të përfaqësojnë palën në gjykatë porse mund të drejtojnë atë se ku duhet kërkuar pëfaqësim ligjor, etj.


Në fund, studentët u njoftuan për vizitën e profesorëve nga universitetët e Polonisë që pritet të realizohet me 17 shtator 2022 dhe se të njëjtit u ftuan për të qenë prezent në Fakultet me këtë datë. Ky takim me profesorët e Polonisë është mënyra me e mirë që të njoftohen me punën e klinikave në universitetët e Polonisë. Studentët u njoftuan poashtu se shumë shpejtë do të pranojnë informacion shtesë për trajnime tjera të radhës që do të ofrohen në lidhje me punën e tyre në klinikë dhe materiale informues rreth punës në klinka reale ligjore. Studentët premtuan se do të bashkëpunojnë me stafin akademik për aktivitete përgatitor administrative për punën e klinikës.

Translate »