Pro rektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Prof.Dr Edmond Beqiri, Dekani I Fakultetit te Agrobiznesit, Prof. Dr Nexhdet Shala dhe Arbërora Haxhija, Drejtoreshë e zyrës për bashkëpunim ndërkombëtar në UHZ kanë pritur në takim përfaqësuesit e projektit “Private Partnerships strengthen Higher Education” në partneritet me Universitetin SHtetëror të Iowa’s dhe Universitetin e Iowa’s për kordinimin e aktiviteteve të projektit për vitin 2024.
Në takim u diskutua për aktivitetet dhe rezultatet e arritura dhe u diskutuan punët dhe aktivitetet në vitin e dytë të projektit pesëvjeqar.