Rektori i Universitetit Haxhi Zeka në Pejë, Prof.dr Armand Krasniqi, bashkë me u.d. drejtorin e zyrës për marrëdhënie me publikun, Butrint Xhemajli, u pritën sot nga drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Xhenet Syka, e Komunës së Pejës.
Gjatë takimit u diskutua për arritjet e deritanishme të Universitetit Haxhi Zeka dhe për punën e vazhdueshme që po realizohet.
Po ashtu, pikë diskutimi ishte edhe bashkëpunimi me drejtorinë për organizime të përbashkëta në qytetin e Pejës.
Si pikë nisje e organizimeve të tilla do të jetë Ceremonia e Diplomimit 2023. Ky event do të organizohet me datën 2 Qershor. Me këtë rast do të fillojnë festat në qytetin e Pejës për muajin Qershor.
Qyteti i Pejës do të jetë nikoqir i dhjetra evenimenteve.