Me trishtim të thellë kemi marrë lajmin për ndarjen nga jeta të studentes sonë të dashur, Leonora Rracaj Avdimetaj. Në këto momente të vështira, ne, stafi dhe studentët e Universitetit “Haxhi Zeka”, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen, miqtë dhe të gjithë të afërmit e saj.
Leonora ishte një studente e përkushtuar dhe e respektuar, e cila gjithmonë tregoi përkushtim dhe zell në studimet e saj. Humbja e saj është një dhimbje e madhe për të gjithë komunitetin tonë akademik. Do të kujtohet përherë për mirësinë, bujarinë dhe pasionin e saj për dijen.
Në këtë kohë pikëllimi, ju lutemi pranoni ngushëllimet tona më të sinqerta!